Shkrimtari Ridvan Dibra ka promovuar në mjediset e Bibliotekës Publike të qytetit të Lezhës romanin e tij: “Dashuritë e Virgjëreshës Madalenë”, ku subjekti i këtij romani trajton fatin e Madalenës në tri etapa të jetës ku adoleshenca është përcaktuese. Lexues, botues, gazetarë, krijues, studiues e mësues të letërsisë, krahas pyetjeve që i bënë autorit shprehën vlerësime pozitive për prozën e shkrimtarit Dibra, e cila sjell përvojën e prozës moderne në prozën shqipe për herë të parë të asimiluar plotësisht. Autori i romanit shprehet se, shqetësimi i tij letrar mbetet problemi i individit në raport me të tjerët ku shumë herë jetojmë për të tjerët. Shkrimtari Ridvan Dibra është autor i mbi 20 librave në prozë, poezi, estetikë dhe studime letrare. Është fitues i disa çmimeve kombëtare e ndërkombëtare, dhe pjesë të krijmtarisë së tij letrare janë përkthyer në disa gjuhë të huaja.
Lezhë, 08.04.2019, Rr.Lelçaj