Në kuadrin e Ditës Botërore të Bletëve është organizuar në Lezhë panairi i prodhimeve të bletarisë; “Pa bletë s’ka jetë-Mbrojmë bletët, mbrojmë planetin”. Në panair morën pjesë 20 kompani të cilat kishin ekspozuar prodhimet e tyre shumë cilësore. Në këtë aktivitet promovues të organizuar nga Bashkia Lezhë, Fakulteti i mjkësisë veterinare dhe “Farmvet Lezha” aisistuan dhe bletërritës nga Kosova, Lugina e Preshevës dhe Maqedonia. Kryebashkiaku Fran Frrokaj theksoi se institucioni bashkisë do të mbështesë evenimente të tilla që lidhen me zhvillimin e sektorit të bletarisë. Ndërsa zëvëndësministrja e bujqesisë Ermira Gjeçi u shpreh se ky dikaster ka marrë masa për parandalimin e pesticideve që ndikojnë negativisht në sektorin e bletarisë dhe ndërkohë po subvencionon mbi 400 bletërritës që kanë aplikuar për mbështetje financiare nga qeveria. Koordinatori i panairit doktor i mjeksisë veterinare Preng Pepa evidenton faktin se duhen bërë përpjekje maksimale që kjo qënje shumë e rëndësishme, që sot ndjehet e rrezikuar të zhvillohet duke qënë në shebim të kulturave bujqësore dhe rritjes së prodhimit të mjaltit, dyllit dhe qumështit të mbrtësreshës. Bletërritësi Jak Ndoja që ka 50 vite që merret me bletari, bën një sugjerim që, panaire të tilla duhet të organizohen më shpesh pasi na njohin e na ndihmojnë në promovimin e prodhimeve tona të bletarisë. Pas vizitave në panair u organizua edhe nje konferencë shkencore ku u fol për mbrojtjen e bletëve, nxitjen e mbështetjen e aftësive profesionale të bletërritësve, si një ndër mjeshtëritë më të njohura që në kohën ilire.
Nxitja e zotërimit të bletërritjes, ndërgjegjësimi i institucioneve e qytetarëve për rolin e pazëvendësueshëm të bletëve dhe inkurajimi për mbështetjen dhe promovimi i prodhimeve të bletarisë, inkurajimi i nxënënesve dhe studenteve për të kultivuar bletët si mundësi për ruajtjen e biodiversiterit dhe sigurimin e të ardhurave, ishin mesazhet kryesore që u përcollën nga autoritetet pjesëmarrëse në konferencë.
Përgatiti Rrok Lelçaj Lezhë, 20.05.2018










