Bashkia Lezhë mori pjesë në takimin e parë të projektit ‘European Counter &Alternatives Narratives Network’ i cili u zhvillua në Paredes, Portugali. Së bashku me 12 bashki dhe organizata partnere si : Bashkia Paredes, Walk Together Association, Bashkia Guadassuar, Bashkia Demir Kapija, Koine Soc. Coop. Sociale, A lphabet Formation, Appis, Asociacija Apkabink Europa, Xano Channel , Bashkia Viareggio, Penthesileia , Monomyths Association nga e gjithë Europa u diskutua mbi migrimin dhe refugjatët të cilët janë shtuar në masë gjatë këtij 10 vjeçari. Projekti EUCAN ka si qëllim të promovojë të drejtat e njeriut dhe vlerat e Bashkimit Europian dhe të trajtojë valët e fjalimeve të urrejtjes , intolerancës dhe diskriminimit kundrejt emigrantevë dhe refugjatëve. Bashkia Lezhë në takimin e parë prezantoi situatën e përgjithshme të migrimit dhe refugjatëve në vendin tonë si dhe një përshkrim të përgjithshëm të situatës nëpër vite. Projekti ka 2 qëllime kryesore për të arritur : edukuese dhe ndërgjegjësuese. Gjatë 4 ditëve të aktivitetit u krijua një pamje e përgjithshme e të gjithë situatës së migrimit në Europë dhe azilkërkuesve.
Related items
RE-GEN Staff Meeting
RE-GEN Staff Meeting
- Foto Galeri:
Debat “Ekonomia qarkulluese per qytetet e jetueshme”
Forumi Rinor "Ekonomia Qarkulluese per Qytetet e Jetueshme"
Sot, në Lezhë, zhvilluam një forum rinor dedikuar Ekonomisë Qarkulluese dhe Qyteteve të Jetueshme, ku morën pjesë rinia nga shkollat tona. Aktiviteti u organizua nga GIZ Albania në bashkëpunim me Bashkinë Lezhë dhe kishte si qëllim të promovonte ide dhe zgjidhje për zhvillimin e qëndrueshëm të qyteteve.
Në këtë forum patëm kënaqësinë të kishim prezent Iven Schad, Drejtues i Bashkëpunimit për Zhvillim nga Ambasada Gjermane, Znj. Tina Koenig, Menaxhere e Projektit për Ekonominë Qarkulluese dhe Qytetet e Jetueshme, Znj. Erjola Duçkollari nga MTM, si dhe Znj. Greta Malaj nga AKEM.
Fokusi i takimit ishte në identifikimin e praktikave më të mira dhe inisiativave që ndihmojnë në krijimin e mjediseve urbane të jetueshme. Ky aktivitet ishte pjesë e Kalendarit të aktiviteteve për Javën Kulturore Gjermane, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar në zhvillimin e qëndrueshëm.
Borxhi Zero!
Borxhi Zero!
Kryetari i Bashkisë Lezhë ka zhvilluar aktivitetin “Borxhi Zero”, një moment i rëndësishëm për qytetin tonë. Ai njoftoi se bashkia ka likuiduar të gjitha borxhet e akumuluara ndër vite, duke hapur kështu një kapitull të ri për menaxhimin financiar të bashkisë. Kjo arritje jo vetëm që e forcon stabilitetin ekonomik, por gjithashtu krijon mundësi për investime dhe projekte të reja që do të përmirësojnë jetesën e qytetarëve.
Gjatë aktivitetit, kryetari ndau vizionin e tij për të ardhmen e Lezhës, duke theksuar rëndësinë e transparencës dhe angazhimit për zhvillimin e qëndrueshëm. Projekti për rinovimin e infrastrukturës, mbështetje për bizneset lokale dhe krijimi i hapësirave publike do të jenë në qendër të prioritetet tona. Bashkë, mund të ndërtojmë një qytet më të fortë dhe të qëndrueshëm!