Në Diten e 1 Qershorit, festes se femijeve ne sheshin “Gjergj Kastrioti Skenderbeu” u zhvillua një manifestim kulturor- sportiv, ku protagonist ishin femijet e te rinjtë e Zadrimes “Ambasadoë të Paqes” dhe nxënës shkollash të qytetit dhe Njesive te tjera Administrative. Ata demonstruan në shesh veprime koorografike, interpretuan kengë, valle popullore dhe krijime letrare dedikuar paqes. Me këtë rast u bë përurimi i Këmbanes se Paqes vendosur në sheshin kryesor “Gjergj Kastrioti Skenderbeu”, me mbishkrimin: ”Lezha qytet i Paqes”. Janë “Ambasadoret e Paqes” me të rinjtë e Lezhës që vendosin këtë këmbanë, pasi besojnë në harmoninë fetare, në një rindërtim moral të ndërgjegjës të të gjithëve në shëndërrimin e mjeteve të luftës në Këmbana Paqeje. Kjo është këmbana e dytë e Paqes, pas asaj të vendosur në Tiranë. Kjo këmbanë u shpreh kreu i Bashkise se Lezhës Fran Frrokaj është mesazhë paqeje, mirkuptimi e bashkëpunimi për të gjithë ne, ku paqja është shumë e domosdoshme edhe për fëmijët tanë dhe ardhmërinë e tyre. Ipeshkvi i Dioqezes se Lezhës Otavio Vittale përshëndetjen dhe falenderimin ua adresoj femijëve “Ambasador të Paqes” dhe priftit të Zadrimës Don Antonio Sharra, që ishin të parët që me gëzhojat e armëve të zbrazura në vitin e prapësht të 1997 bënë Këmbanën e Paqes. Famullitari i Zonës së Blinishtit, pasardhës i Sharrës, Don Enso, në fjalën e tij theksoi se, kjo këmbanë na kujton se nuk ka paqe pa drejtesi, nuk ka drejtësi pa dashuri, pa falje dhe nuk ka liri pa të vërtetën. Shoqeruar nga vokali i korit të fëmijëve të Zadrimes arqipeshkvi i Lezhës Otavio Vittale bëri bekimin e këmbanës, timbri i së cilës u degjua ne gjithë qytetin. Në vazot e mëdha, vendosur në të dy anët e Këmbanës së Paqaes u mbollën ullinj.
Pergatiti Rrok Lelçaj Lezhë, 01.06.2018
Related items
Debat “Ekonomia qarkulluese per qytetet e jetueshme”
Forumi Rinor "Ekonomia Qarkulluese per Qytetet e Jetueshme"
Sot, në Lezhë, zhvilluam një forum rinor dedikuar Ekonomisë Qarkulluese dhe Qyteteve të Jetueshme, ku morën pjesë rinia nga shkollat tona. Aktiviteti u organizua nga GIZ Albania në bashkëpunim me Bashkinë Lezhë dhe kishte si qëllim të promovonte ide dhe zgjidhje për zhvillimin e qëndrueshëm të qyteteve.
Në këtë forum patëm kënaqësinë të kishim prezent Iven Schad, Drejtues i Bashkëpunimit për Zhvillim nga Ambasada Gjermane, Znj. Tina Koenig, Menaxhere e Projektit për Ekonominë Qarkulluese dhe Qytetet e Jetueshme, Znj. Erjola Duçkollari nga MTM, si dhe Znj. Greta Malaj nga AKEM.
Fokusi i takimit ishte në identifikimin e praktikave më të mira dhe inisiativave që ndihmojnë në krijimin e mjediseve urbane të jetueshme. Ky aktivitet ishte pjesë e Kalendarit të aktiviteteve për Javën Kulturore Gjermane, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar në zhvillimin e qëndrueshëm.
Borxhi Zero!
Borxhi Zero!
Kryetari i Bashkisë Lezhë ka zhvilluar aktivitetin “Borxhi Zero”, një moment i rëndësishëm për qytetin tonë. Ai njoftoi se bashkia ka likuiduar të gjitha borxhet e akumuluara ndër vite, duke hapur kështu një kapitull të ri për menaxhimin financiar të bashkisë. Kjo arritje jo vetëm që e forcon stabilitetin ekonomik, por gjithashtu krijon mundësi për investime dhe projekte të reja që do të përmirësojnë jetesën e qytetarëve.
Gjatë aktivitetit, kryetari ndau vizionin e tij për të ardhmen e Lezhës, duke theksuar rëndësinë e transparencës dhe angazhimit për zhvillimin e qëndrueshëm. Projekti për rinovimin e infrastrukturës, mbështetje për bizneset lokale dhe krijimi i hapësirave publike do të jenë në qendër të prioritetet tona. Bashkë, mund të ndërtojmë një qytet më të fortë dhe të qëndrueshëm!