Në kuadër të përgatitjes për hartimin e buxhetit afatmesëm 2019-2021, Bashkia Lezhë ka organizuar një Dëgjesë Publike me qytetarë dhe grupe interesi, ku është informuar rreth këtij draft programi. Zevëndës kryetari i Bashkisë Enver Hafizi dhe drejtorë drejtorishë pasi kanë prezantuar programet e hartuara kanë ftuar qytetarët që të jenë pjesë e këtij disktimi dhe të prarqesin vërejtjet dhe sugjerimet e tyre, me synim që ky draft program të jetë sa më afër interesave të publikut.
Takimi u karakterizua nga vullneti i mirë për të përfëshirë komunitetin e Lezhës në procesin e hartimit të buxhetit afatmesëm që lidhet kryesisht me përmirësimin e ofrimit të sherbimeve dhe projekteve prioritare të Bashkisë gjatë këtij harku kohor.
Për përgatitjen e Programit Buxhetor Afatmesëm 2019-2021, paketës fiskale, buxhetit vjetor dhe instrumentit te planifikimit financiar Bashkia Lezhe asistohet nga Instituti i Kerkimeve Urbane përmes mbështetjes financiare të dldp-së.
Rrok Lelçaj 01.06.2018