Bashkia Lezhë gjatë këtyre ditëvë ka evidentuar dëmtime të pronës së përbashkët publike, probleme të cilat po i ndesh herë pas here, ku qytetarë të papërgjegjshëm dëmtojnë ambjentin. Në gjithë gjatësinë e shetitores, në të dy anët e saj, parmakët dekorativ-mbrojtës prej druri, janë demtuar në disa vende. Individ keqbërës dhe të pandërgjegjshëm i kanë thyer dhe shkulur që andej.
Shëtitorja e lumit Drin është shetitorja e gjithë lezhjanëve, ndaj të gjithë së bashku duhet ta mbrojmë nga dëmtimet të cilat janë kthyer në një shqetësim serioz. Bashkia Lezhë dënon akte të tilla dhe i bën thirrje çdo qytetari që jo vetëm të mbrojë mjedisin dhe qytetin nga veprime aspak të hijshme por të denocojë akte të tilla në organet kompetente !
Rr.L