Pas një shkëputje 4-vjeçare, Bashkia Lezhë ka rikthyer çmimin letrar “At Zef Pllumi”. Botimet më të mira në publicistikeë, memorialistikë dhe monografi, u vlerësuan nga kjo njësi vendore, në një aktivitet organizuar me pjesëmarrje mjaft të gjerë.
Krijuesit e këtij çmimi dhe Kryebashkiaku i Lezhës Pjerin Ndreu, vlerësuan kontributin e At Zef Pllumit, sipas tyre ky është minimumi që mund të bëhet për këtë figurë shumë të rëndësishme të kombit shqiptar.
“’Është një çmim të cilin s’e kemi shpikur apo krijuar ne, por i dedikohet Salvador Kaçes, të cilin e përshëndes, dhe ia kemi marrë dhe e kemi sjellë prapë përballë gjithë botuesve të të gjithë Shqipërisë dhe të gjithë zonave shqiptar-folëse, dhe për ta sjellë përballë opinionit publik lezhjan që ta forcojmë, dhe realisht të japim ato mesazhe që At Zef Pllumi ka dhënë në veprat e tij”, tha Ndreu.
“Ka qenë një kënaqësi shumë e madhe për mua, Salvador Kaçen dhe për Agron Gjekmarkaj, që morëm një vendim që ta krijonim çmimin kombëtar “At zef Plllumi si një moment i nderimit veprës dhe të jetës së tij” u shpreh Preç Zogaj
Juria, e përbërë nga Alfred Lela, Jonila Godole dhe At Vitor Dema, shpalli fituesit në kategorinë publicistikë Belina Budinin, memorialistikë Vera Bekteshin dhe monografi Sabri Hamitin. Çmimi kombëtar “At Zef Pllumi” u krijua për herë të parë në vitin 2012 nga ish-Komuna Shëngjin me iniciativën e Preç Zogaj e Agron Gjekmarkaj.
“Ndihem jo vetëm e gëzuar, por e lumtur, që sot më akordohet ky çmim i rëndësishëm i Shqipërisë. Gjithnjë kam menduar se nëse ka një çmim që i përshtatet më mirë librit tim ” Vila me tri Porta”, do ishte pikërisht ky çmim”, tha Vera Bekteshi, shkrimtare.
“Sigurisht emocion dhe kënaqësi e veçantë, por është edhe nder. Është një nga ato çmime që jo vetëm në botën kulturore por edhe atë në mjedisin akademik ku ne jetojmë dhe zhvillojmë veprimtarinë tone, është shumë i çmuar”, u shpreh Belina Budini, shkrimtare.
“At Zef Pllumi nuk është vetëm misionar, por ai është edhe një shkrimtar i madh. Është një njeri që ka shkruar një kryevepër do të thosha jo vetëm në letërsinë shqipe por edhe në atë botërore”, tha Sabri Hamiti, studiues.
Përgatiti: Rrok Lelçaj, Lezhë, 10.02.2020
Related items
LEZHA DHE LIMONE SUL GARDA, URË BASHKËPUNIMI NË FUSHËN E TURIZMIT!
LEZHA DHE LIMONE SUL GARDA, URË BASHKËPUNIMI NË FUSHËN E TURIZMIT!
Bashkia Lezhë mirëpriti sot një delegacion të Komunës së Limone sul Garda, Itali, në kuadër të një takimi të fokusuar në forcimin e marrëdhënieve ndërinstitucionale dhe evidentimin e mundësive për bashkëpunim në fushën e turizmit.Gjatë takimit u diskutuan mundësitë e shkëmbimit të përvojave dhe praktikave më të mira në zhvillimin dhe promovimin e turizmit, me vëmendje të veçantë ndaj potencialeve turistike të Lezhës dhe mënyrave për shfrytëzimin e tyre në funksion të zhvillimit të qëndrueshëm të këtij sektori.
Komuna e Limone sul Garda përfaqëson një model të suksesshëm të zhvillimit turistik, ku bukuritë natyrore, trashëgimia kulturore, tradita dhe promovimi ndërkombëtar kanë kontribuar në krijimin e një destinacioni me rëndësi të veçantë turistike.Nga ana tjetër, Lezha disponon një potencial të konsiderueshëm natyror, historik dhe kulturor, i cili përbën një bazë të rëndësishme për zgjerimin e ofertës turistike dhe rritjen e atraktivitetit të saj për vizitorët vendas dhe të huaj.
Takimi u vlerësua si një mundësi për krijimin e urave të reja të bashkëpunimit, shkëmbimin e eksperiencave dhe identifikimin e nismave të përbashkëta që mund të kontribuojnë në promovimin dhe zhvillimin e mëtejshëm të turizmit në Lezhë.




