Kompania “FarmVetLezha” po behet qender e aplikimit te nje teknologjie te re ne zhvillimin e sektorit te bletarise. Eshte pikerisht mjeku veterinar dhe bletari i njohur Prengë Pepa i cili po importon nga Finlanda zgjoje blete termoizolues te përbërë prej polisterini. Ai ka zevendesuar zgjoit e vjeter me ata te ri dhe prej disa ditesh familjet e bleteve qe mbareshton i ka akomoduar ne shtepi te reja. Ne takimin e organizuar me bleterrites nga disa rrethe te vendit dhe Kosova, Pepa argumentoi avantazhet e kesaj teknologjie te re e cila, veç te tjerash, ndikon ne rritjen e prodhimit te mjaltit. Po bletaret e rretheve te tjera si e shikojne aplikimin e kesaj teknolgjie? Selam Kalaj e Vladimir Gjerga, kryetarë te shoqatave te bletareve Berat dhe Shkoder dhe bleterritesi Jahil Tafaj nga Prizreni, shprehen optimist nga perfitimet qe do kete sektori i bletarise ne shqiperi dhe kosove, me futjen ne perdorim te zgjojeve te reja. Kjo qasje e re ne zhvillimin e sektorit te bletarise ne Lezhe dhe me gjere, do ndikoj drejtperdrejt ne rritjen e prodhimit te mjaltit, aq i kerkuar nga konsumatori vendas dhe i huaj, shtimin e familjeve te bleteve dhe në polenizimin e kulturave bujqësore. Edhe Bashkia Lezhe po mbeshtet kete sektor ne krijimin e familjeve te reja dhe promovimin e prodhimit te mjaltit dhe nenprodukteve te tjera te bletarise permes organizimit te panaireve te ndryshme.
Pergatiti Rrok Lelçaj Lezhe, 22.01.2019
Kompania “FarmVet Lezha” e specializuar në fushën e Bletarisë dhe Veterinarisë është bërë nismëtare në nxitjen e mbështetjen e Qendrave të Agrobiznesit për ngritjen e parqeve të bletëve. Kjo nismë është mirëpritur nga agrobizneset më cilësore të Lezhës, të cilat duke bashkëpunuar me këtë kompani, janë vënë në lëvizje për ngritjen e parqeve të tilla me synim për të siguruar pranë qendrave të tyre të biznesit edhe prodhimin e mjaltit, aq i kërkuar nga konsumatorët vendas dhe turistët e huaj. Kjo qasje e re bëri të mundur që, brenda një kohe të shkurtër, të filloj ngritja e parqeve të para të bletarisë.
Njëri syresh është ngritur tani në prag të “Ditës Botërore të Blatrisë” pikërisht në mjediset e Hatelit të Gjuetisë, tërësisht i restauruar, që pas 29-vitesh rivihet sërish në punë, me pretendimin për ta ruajtur dhe çuar më tej emrin e tij të mirë të fituar ndër vite. Inicuesi i kësaj nisme, mjeku veterinar dhe bletari i njohur Preng Pepa, autor i disa librave për bletarinë, po këshillon e ndihmon në ngritjen e parqeve të bletarisë pranë çdo qendre të agrobiznesit në Lezhë, me synim zhvillimin e promovimin e këtij sektori të rëndësishëm. Siç shprehet vetë ai, bletaria ka një rol të pazëvëndësueshëm në polenizimin e kulturave bujqësore dhe rritjen e prodhimit të tyre.