Lezha ka përkujtuar 552- vjetorin e vdekjes së Gjergj Kastriotit Skendërbeu. Me këtë rast në Memorialin që ruan vendvarrimin e heroit, drejtues të pushtetit vendor dhe institucioneve, përfaqesues të partive politike e besimeve fetare, nxënës shkollash, qytetar të Lezhës, bënë homazhe e vendosën kurora e tufa me lule. Përgjegjësi i trashëgimisë kulturore pranë Bashkisë Lezhë Paulin Zefi foli per figuren shume dimensionale te heroit dhe shkaqet e vdekjes se Tij.
Kryetari i bashkisë Pjerin Ndreu në fjalën e tij theksoi se, kjo ditë shënon përmbylljen e një prej periudhave më të shëndritëshme të historisë sonë, kur shqipëria iu imponua europës si mbrojtëse e qytetrimit dhe civilizimit të saj dhe Gjergj Kastrioti hyri në historinë e mesjetës si një ndër gjeneralët më të mëdhenj të epokës se vet, si strateg i luftës dhe profet i paqes.
Sot Lezha, vijoi ai, përkujton një datë historike që ruhet në memorien e gjithë shqiptarëve, jo thjesht si një datë kur heroi mbylli sytë, por si një perjetësim i veprës madhështore të tij, si një trashëgimi e vyer e trimërisë dhe urtësisë, vlera këto që na bëjnë të ndjehemi krenarë që jemi trashëgimtar të Gjergj Kastriotit , njeriut simbol të bashkimit të kombit që diti të arrij konsensusin e princave hatërmbetës, duke u bërë baza e themelit të shtetit. Mbetet dëshmi e pakontestueshme lidhja historike e Gjergj Kastriotit me Lezhën dhe Besëlidhjen e saj.
Në këtë pervjetor të vdekjes së heroit, përshëndeti dhe poeti Agim Doçi , Mjeshter i Madh, i cili theksoi se Gjergj Kastrioti Skenderbeu u bë mburojë e pakapërcyeshme e pushtimit të perandorisë turke dhe mbrojtes i qytetrimit europian. Si luftetar i lirise, diplomat, burrë i madhe shteti dhe mit i pavdekshëm në memorien e gjithë shqiptarëve, Skenderbeu mbetet epokal.
Veprimtaritë e kësaj dite të organizuara nga Bashkia Lezhë u mbyllën me një kocert muziko-letrar të përgatutur nga grupet artistike të pallatit të kulturës ku këngët, recitimet e krijimet e tjera letrare i bënin jehonë figurës së ndritur të kombit tonë, simbolit të bashkimit të shqipëtarëve, Gjergj Kastriotit Skenderbeu.
Lezhë, 17.01.2019 Përgatiti Rrok Lelçaj