Ne mjediset e bibliotekes publike “Gjergj Fishta”Lezhe eshte diskutuar rreth librit VJEN TRAMP, te gazetarit e publicistit te njohur Frrok Çupi. Krijues letrar, gazetar e dashamires te librit ben pyetje dhe evitentuan vlerat e ketij libri. Ata theksuan se autori, duket që është një vëzhgues i vëmendshëm igjithçkaje që ndodh rreth presidentit të ri dhe ‘të jashtëzakonshëm’tëAmerikës.Por a do të mbërrijë doktrina e Trump deri këtu te ne?! Mbi bazen e pyetjeve dhe dilemave qe shtron vete autori ne liber, u bene dhe diskutimet e pjesemarresve ne takim.
Autori Frrok Çupi, në analizen qe ben nenvizon faktin se “Trump e ka të vështirë të mbërrijë te ne”, pasi para së gjithash ekziston mungesa e ideve ‘simotra’me doktrinën e Trump. Refleksionin e tij mbi doktrinën e Trump Çupi nuk e perqendron vetëm në një vend, siçështë edhe vendi ynë, por reflekton për Ballkanin dhe Europën.
Sipas autorit Frrok Çupi në libër del qartë se Trump nuk është zoti, por është presidenti më njerëzor, presidenti më i kontestuar, njeriu ‘si ne njerëzit e tjerë’; dhe madje kjo është një arsye pse në Shqipëri nuk u mirëprit Trump:Sepse njeriun që kemi afër dhe është si ne, e quajmë ‘jo ndonjë gjë e madhe’.
Lezhe, 17.01.2019