Ne kuadrin e censusit nderkombetar te shpendeve shtegtues dimeror , drejtoria e zonave te mbrojtura te Qarkut Lezhe ne bashkepunim me shoqaten Ornitologjike Shqiptare(AOS) ben vrojtimin e evidentimin e shpendeve ne lagunat Kune-Vain, Patok dhe Tale. Gjate ketij procesi u vrejt se kete vit si pasoje e nje klime me te ngrohte ka nje renje te vogel ne numrin e shpendeve migrator dimerues. Specialisti i menaxhimit ne zonen e mbrojtur Lezhe Kristian Beqiri jep nje panoramim me te detajuar te censusit ne keto laguna, ku spikat shumellojshmeria e shpendeve qe ka arritur deri ne 250 lloje. Nderkohe, moratoriumi i Qeverisë për ndalimin e gjuetisë ka dhënë imapkte pozitive në lagunat Kune Vain të Lezhës. Është rritur numri dhe shumëllojshmeria e shpendeve të egra, që tashmë duket se kane gjetur qetësi nga gjuetia pa kriter. Censusi i shpendeve migrator dimerues u mbeshtet dhe nga drejtoria e Turizmit prane bashkise Lezhe. Drejtori Renaldo Xhanej evidentoj faktin se lagunat me shumellojshmerine dhe rritjen e numrit te shpendeve japin impakt pozitiv ne zhvillimin e turizmit te qendrueshem. Krismat e armeve të gjahut kanë pushuar dhe aktualisht janë shtuar popullatat e shpendëve që arijnë në mbi 200 lloje. Ndërkohë është rritur dhe interesi i vizitorëve e turisteve të huaj për të parë nga afër keto mjedise lagunore unikale ne rajon. Bashkepunimi me policine e rendit, komunitetin qytetar, shoqatat e gjuetarve, inspektoriatin e mjedisit e te pyjeve dhe subjektet private te peshkimit qe ushtrojne aktivitetin e ligjshem brenda lagunave kane ndikuar pozitivisht ne mbrotjen e kesaj pasurie te rralle te natyres.
Me respekt Rrok Lelçaj Lezhe,12.01.2020