Bashkia Lezhë dhe Drejtoria e Shërbimeve Publike, tani në prag dimri kanë nisur nga puna për shpërndarjen e lëndes drusore për ngrohje në shkolla. Punohet njëherësh në të gjitha shkollat, ku punonjësit e bashkisë me mjetet e vëna në dispozicion po transportojnë lënden drusore, duke e sistemuar në mjedise të përshtatshme pranë çdo objekti shkollor. Puna vijon pa ndërprerje deri në furnizimin me lëndë drusore, sipas planifikimit, të çdo shkolle. Në këtë mënyrë Bashkia Lezhë, duke realizuar ngrohjen në shkolla, po krijon kushte normale mësimi për nxënësit gjatë periudhës së dimrit.
Rr.Lelçaj