Bashkia Lezhë është kthyer në institucion shërbimi e shërbesash ndaj komunitetit qytetar deri në fshatrat skajore të çdo njësie administrative. Kërkesat e problemet e tyre nuk bien në veshin e shurdhër por dëgjohen me vëmendje dhe zgjidhen në kohë rekord. Kështu ndodhi edhe me problemin që shfaqte një pemë e lartë, thuajse e kalbëzuar, që rrezikonte rënien dhe prishjen e varrezave në Fshatin Zojs.
Me kujdesin e drejtpërdrejtë të kreut të Bashkisë Lezhë z.Pjerin Ndreu, Drejtoria e Shërbimeve Publike dërgoi menjëherë atje punonjës dhe mjete të specializuara për këtë proçes pune dhe bëri të mundur heqjen me rrënjë të pemës së stërmadhe pa dëmtuar varrezat. Një zgjidhje e vështirë kjo, por që mori rrugë duke qetësuar banorët që me të drejtë kanë shprehur shqetësim gjatë këtyre ditëve.
Rrok Lelçaj 11.11.2019