Ministri i Brendshëm Sander Lleshaj, shoqëruar nga kreu i Bashkisë Lezhë Pjerin Ndreu, Prefekti Gjokë Jaku, Kryetari i Këshillit të Qarkut Eduart Ndreca, drejtues të arsimit e policisë, bëri një vizitë në shkollat e Lezhës. Ndalesa e radhës ishte Shkolla e Mesme Profesionale “Kolin Gjoka”, në qytetin e Lezhës, e cila ka nxjerrë ndër vite me dhjetëra teknikë e profesionistë.
Nga një shenim i Tij në Facebook, Lleshaj theksoi se janë me shumë vlerë orët e bashkëbisedimit me nxënës e maturantë që zhvilloj gjatë javës. Fola me ta dhe dëgjova me kënaqësi mendimet e tyre, duke u ndalur gjatë tek siguria publike, e cila kërkon së pari angazhim të pakursyer të kujtdo.
Policia, vijon Ai, mbetet vetëm një nga aktorët për të rritur sigurinë. Me një Polici në numër të vogël, siç ka Shqipëria sot, nuk do të ketë asnjëherë siguri të plotë nëse nuk bëjmë çdokush pjesën që na takon, duke eleminuar rrezikun pa mbërritur tek ne.
Mbetemi tërësisht të angazhuar dhe ua përsërita dhe nxënësve në Lezhë, për nevojën e zgjerimit të rrugëve të bashkëpunimit përmes përfshirjes së një pjese të tyre në të ardhmen, duke dhënë kontribut të drejtpërdrejtë në Policinë e Shtetit.
Lleshaj shprehu mirënjohje dhe vlerësim për nxënësit e Lezhës, por edhe për edukatoret që punojnë përditë në shkollë, familje e shoqëri!
Për Lezhën që duam, bashkë për më shumë siguri.
Rr.Lelçaj, Lezhë, 26.10.2019