Sektori i Kujdesit Social pranë bashkisë Lezhë në bashkëpunim me World Vision po organizon takime informuese dhe ndërgjegjësuese mbi rolin, përgjegjësitë dhe funksionin qe ka ky sektor, qe lidhet me çeshtjet e mbrojtjes se femijeve ashtu edhe problemet e dhunës në familje.
Takimet ndërgjegjësuese kanë filluar te zhvillohen në të gjitha shkollat e Lezhës dhe gjithashtu me anëtarë të komunitetit, gra dhe burra. Krahas njohjes së Njësisë
për Mbrojtjen e Fëmijëve janë diskutuar tema shumë të rëndësishme si “Mbrojtja e fëmijëve nga interneti i pasigurt”, “Fenomeni i bullizmit” dhe probleme te tjera që shqetësojnë fëmijët sot.
Aktualisht janë zhvilluar takime në shkollat: “Karl Gega” Balldre, “Rrogacionistet” Lezhë, shkolla 9 – vjeçare Kolajakaj, gjimnazi Torovicë, shkolla 9 – vjeçare Rraboshtë dhe do të vijojnë takime të tilla në të gjitha shkollat e Lezhës.
Rr.l 09.03.2
Related items
LEZHA DHE LIMONE SUL GARDA, URË BASHKËPUNIMI NË FUSHËN E TURIZMIT!
LEZHA DHE LIMONE SUL GARDA, URË BASHKËPUNIMI NË FUSHËN E TURIZMIT!
Bashkia Lezhë mirëpriti sot një delegacion të Komunës së Limone sul Garda, Itali, në kuadër të një takimi të fokusuar në forcimin e marrëdhënieve ndërinstitucionale dhe evidentimin e mundësive për bashkëpunim në fushën e turizmit.Gjatë takimit u diskutuan mundësitë e shkëmbimit të përvojave dhe praktikave më të mira në zhvillimin dhe promovimin e turizmit, me vëmendje të veçantë ndaj potencialeve turistike të Lezhës dhe mënyrave për shfrytëzimin e tyre në funksion të zhvillimit të qëndrueshëm të këtij sektori.
Komuna e Limone sul Garda përfaqëson një model të suksesshëm të zhvillimit turistik, ku bukuritë natyrore, trashëgimia kulturore, tradita dhe promovimi ndërkombëtar kanë kontribuar në krijimin e një destinacioni me rëndësi të veçantë turistike.Nga ana tjetër, Lezha disponon një potencial të konsiderueshëm natyror, historik dhe kulturor, i cili përbën një bazë të rëndësishme për zgjerimin e ofertës turistike dhe rritjen e atraktivitetit të saj për vizitorët vendas dhe të huaj.
Takimi u vlerësua si një mundësi për krijimin e urave të reja të bashkëpunimit, shkëmbimin e eksperiencave dhe identifikimin e nismave të përbashkëta që mund të kontribuojnë në promovimin dhe zhvillimin e mëtejshëm të turizmit në Lezhë.




