Banorët e Bashkisë Lezhë nga kanë përfituar një shërbim mjaft të domosdoshëm për shëndetin e gruas dhe fëmijës,kjo falë inagurimit të qendres ‘’Caza Ola’’,një ndër investimet më të rëndësishme te realizuara së fundmi. Ky projekt është realizuar nga financimi i Operae Life Onlus me presidente Znj.Laura Bellamolli dhe Bashkisë Lezhë si dhe me mbështetjen e Rajonit të Trentino -Alto Adige, Itali. Kjo është një vepër dedikuar kujdesit të shëndetit të gruas dhe fëmijës në Rajonin e Lezhës.
Qendra do të jetë në sherbim të qytetarëve të Lezhës dhe kryesisht shtresave në nevojë që do të gjejnë këtu një pikë të sigurtë diagnostikimi për problemet me shëndetin.
Në ceremoninë e përurimit morën pjesë Ambasador i Italisë, z. Alberto Cutillo, zv.Ministrja e Shëndetësisë, znj.Mira Rakacolli, përfaqesues të Rajonit Trentino Alto-Adige, donatorë, mjek e autoritete lokale. Kryetari i Bashkisë z.Fran Frrokaj, pasi vlerësoi bashkëpunimin për ngritjen e kësaj qëndre, nënvizoi rëndësinë e një bashkëpunimi të mëtejshëm në rritjen e cilësisë së shërbimir mjeksor ndaj komunitetit qytetar.
‘’Në emrin e Bashkise Lezhë dhe emrin tim, ju falenderoj për kontributin që keni dhenë në realizimin e CASA OLA, një Qendër multifunksionale e shëndetit të Gruas dhe Fëmijës, e cila është ndër projektet me të rëndësishme që Bashkia Lezhë ka realizuar vitet e fundit. Kjo qendër me vlere rreth 500 mije Euro, do të shërbejë si qendër diagnostikuese dhe ekzaminuese për gruan dhe femijët. Qendra Casa OLA ka një siperfaqje prej 506 m2 e cila do të konsistojë në: Përmirësimin e stilit të jetës, zhvillimin e formave të parandalimit, zhvillimin e vetëdijësimit të rolit të gruas në familje si motor i rëndësishëm i ndryshimit të mënyrës së jetesës. Në këtë qendër do të realizohen një sërë shërbimesh shëndetesore si nevojat për fizioterapist, stomatolog, neoropsikiater, pediatër, psikomotorrist, okulist, gjinokolog, onkolog dhe obsetrikë .Dua të falenderoj Opera Life dhe të gjithë donatorët si dhe shpreh bindjen se bashkepunimi i Bashkisë së Lezhës do vazhdojë të jetë i sukseshëm deri në implementimin e plotë të shërbimeve shëndetesore në qendren OLA’’, nënvizoi z.Frrokaj.
Kryetari i Bashkisë Lezhë Z.Fran Frrokaj së bashku me Kryetarin e Këshillit Bashkiak z.Kristjan Gjidodaj, iu dorëzuan titullin ‘’Qytetar Nderi’’ znj.Laura Bellamolli, Presidente e Operae Life dhe Moter Giovana Maria Alessio, që ndihmuan në ngritjen e finacimin e kësaj qëndre kaq të rëndësishme në sherbimin shëndetësor ndaj komunitetit të Bashkisë Lezhë.
Rrok Lelçaj Lezhë, 10.03.2018