Diskutimi për Paketën Fiskale 2020 me grupet e interesit u zhvillua dhe në Njësinë Administrative Shëngjin, ku administrata drejtuese e Bashkisë Lezhë, komuniteti i biznesit dhe ai qytetar kanë diskutuar gjerësisht rreth projekt-paketës fiskale për vitin që po vjen. Kryetari i Bashkisë Lezhë z.Pjerin Ndreu e vlerësoi si të rëndësishëm hartimin e nivelit të taksave dhe tarifave vendore dhe si të domosdoshëm bashkëpunimin me biznesin dhe qytetarët.
Kryetari i Bashkisë Lezhë evidentoi faktin se do ketë 30% ulje të taksave dhe 10-20 % ulje në tarifat e shërbimit, një risi që nuk kishte ndodhur asnjëherë më
parë!
Përgatiti: Rrok Lelçaj