Edhe në Njësitë Dajç e Blinisht vijuan diskutimet e hapura për Paketën Fiskale të Bashkisë Lezhë për vitin 2020.
Familjarë, fërmerë dhe biznesmenë të zonës bënë vërejtje, sugjerime dhe përgëzuan stafin e bashkisë për projeksionin e uljes 30% të taksave dhe 10-20% të tarifave vendore. Kryebashkiaku Ndreu u shpreh se premtimin e dhënë po e bëjmë realitet.
Ndërkohë, zoti Ndreu i vlerësoi këto takime si shumë të rëndësishme pasi rritja e cilësisë së shërbimeve ndaj qytetarëve është e lidhur pazgjidhshmërisht me rritjen e përgjegjshmërisë qytetare dhe komunitetit të biznesit në likujdimin rregullisht të taksave e tarifave vendore. Sa më e lartë të jetë përqindja e vjeljes dhe grumbullimit të taksave vendore, aq më shumë investime e shërbime publike do t’ju ofrohen qytetarëve, vijoi zoti Ndreu. Të gjitha këto me ndikim të drejtpërdrejtë në rritjen e cilësisë së jetesës për të gjithë komunitetin. Ndërkohë, Drejtori i Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore Arjan Barbullushi, u ndal tek projekti i ri i kësaj pakete i cili është bazuar në rritjen e nivelit të të ardhurave dhe përmirësimin e cilësisë së shërbimit ndaj biznesit dhe komunitetit qytetar. Këto takime po pasohen edhe në njësitë e tjera.
Përgatiti: Rrok Lelçaj, Lezhë, 2019