Në çdo njësi administrative të Bashkisë Lezhë punohet në ofrimin e shërbimeve ndaj komunitetit. Kështu punohet çdo ditë pak e nga pak në funksion të përmirësimit të jetesës së banorëve deri në fshatin me skajor të Lezhës.
Fronti kryesor i punëve është bërë pastrimi, thellimi dhe vënia në efiçencë e gjithë rrjetit kullues të kanaleve të dyta dhe të treta, me synim shmangjen e fenomenit të përmbytjes dhe krijimin e kushteve normale për punët në bujqësi të fermerëve, të cilët prej vitesh mbjellin dhe nuk korrin. Ky proçes pune po ndiqet dhe kontrollohet nga afër nga vetë kreu i Bashkisë Lezhë Pjerin Ndreu. Për këtë, punonjësit e Drejtorisë së Bujqësisë, Pyjeve dhe Zhvillimit Rural, pranë Bashkisë Lezhë, me eskavatorët dhe mekanizmat e tjerë që kanë në dispozicion, po punojnë fushave të Zadrimës, Bregut të Mates, në Zejmen, Shëngjin, Kolsh e Balldre për vënien në gatishmëri të këtij sistemi që vende vende ka dalë totalisht jashtë funksionit, dhe në ditë me reshje, thuajse çdo vit, ka krijuar pasoja për fermerët, duke dëmtuar kulturat bujqësore.
Rr.Lelçaj Lezhë, 15.10.2019



