Lezha pas 30 vitesh do të ketë muzeun e saj. Objektet të cilat më parë ishin të mbyllura në magazinën e bibliotekës së qytetit tashmë do të jenë të ekspozuara në muzeun e ri që po ndërtohet në ambjentet e Pallatit të Kulturës.
Muzeu do të jetë një destinacion mjaft i rëndësishëm për turistët e shumtë të cilët vijnë në qytetin historik të Lezhës.
Lezha ka rreth 841 objekte të cilat prej vitesh janë mbajtur larg syrit të njerëzve, kjo si pasojë e mungesës se një muzeu.
Pergatiti: Rr.Lelçaj, Lezhë, 15.10.2019