Lezha Prezanton Skemën e Re të Pastrimit dhe Projektin e Qendrës Multifunksionale të Mbetjeve
Në prezencën e përfaqësuesve të GIZ Gjermane në Shqipëri dhe përfaqësuesve të 15 bashkive të vendit që kanë shprehur interes për replikimin e skemës së re të pastrimit, sot në Lezhë u demonstruan arritjet dhe sfidat e kësaj skeme.
Gjithashtu, projekti që pritet të nisë së shpejti për qendrën multifunksionale të trajtimit të mbetjeve të riciklueshme, i projektuar nga GIZ dhe i financuar bashkërisht nga Bashkia Lezhë, u prezantua si një ndër projektet më të plota që aplikohet për herë të parë në Shqipëri.
Lezha drejt një transformimi dhe modeli bashkëkohor në pastërti dhe mjedis!












































