Punonjëset e Shërbimit Social të Bashkisë Lezhë, në bashkëpunim me shoqata të ndryshme, janë në çdo moment të ditës pranë familjeve të pastreha, me shërbimet dhe këshillat e tyre. Një kujdes i veçante po tregohet për banorët e 16 familjeve të Komunitetit Rom dhe Egjyptian, të cilët janë strehuar në palestrën e Gjimnazit “Hydajet Lezha”, pasi objekti rezultoi i pabanueshëm. Ndihma ushqimore, veshmbathje e batanije po shpërdahen për këto familje dhe të tjera.
Përgatiti: Rrok LELÇAJ 05.12.2019