Duke ju përgjigjur interesit të qytetarëve të Lezhës, të cilët pësuan dëmtime në pallate e shtëpitë e banimit nga tërmeti i 26 Nëntorit kreu i Bashkisë Lezhë Z.Pjerin Ndreu bën të ditur se, Bashkia Lezhë me grupet e inxhinierëve po bën verifikimin e gjithë pallateve dhe apartamenteve në qytet.
Dokumentacioni është me Akte Vlerësimi për çdo pallat dhe çdo apartament në vete. Çdo qytetar mund të vijë pranë bashkisë dhe të verifikojë saktësinë dhe seriozitetin e punës.
Qytetarët të jenë të qetë sepse proçesi është bërë serioz dhe me përgjegjshmëri.
Përgatiti: Rrok LELÇAJ.