Në Njësinë Administrative Ungrej, Bashkia Lezhë ka në vëmendjen e saj edhe mirëmbajtjen e rrugëve rurale. Punonjësit e këtij sektori me mjetet në dispozicion, veç aksit kryesor të asfaltuar, janë shpërndarë dhe po punojnë në çdo cep të këtyre rrugëve për mbylljen e gropave dhe meremetimet e duhura pranë urave dhe vendkalimeve që paraqesin probleme për automjetet dhe kalimtaret. Çdo dëmtim i ndodhur në këto akse rurale, meremetohet menjëherë pa pritur të shumëfishohen. Ndërkohë në aksin kryesor të asfaltuar po bëhen kanalizimet anësore të rrugës, me synim disiplinimin e prurjeve ujore në kohë reshjesh dhe mosdëmtimin e trupit të rrugës. Puna vazhdon pa ndërprerje edhe në fshatrat e kësaj njësie, me qëllim që mjetet dhe kalimtarët të levizin normalisht edhe gjatë periudhës së dimrit, pasi Njësia Administrative Ungrej është ndër zonat më të thella malore të Bashkisë Lezhë dhe reshjet janë më të shumta atje.
Rrok Lelçaj 11.11.2019



