Punonjësit e Drejtorisë së Shërbimeve Publike pranë Bashkisë Lezhë kanë nisur nga puna për vendosjen e koshave të rinj të plehrave anës rrugëve e trotuareve të qytetit të Lezhës. Ky proçes pune është një nga shumë të tjerët që po realizohen çdo dite në qytetet Lezhë e Shëngjin dhe në gjithë njësitë e tjera administrative. Kështu, nga drejtuesit e bashkisë, punonjësit e shërbimeve dhe të drejtorive të tjera po bëhen të gjitha përpjekjet për t’ju ofruar qytetarëve shërbime cilësore e kushte më të mira jetese. Çdo ditë në territorin e Bashkisë Lezhë realizohet me punë një projekt i ri. Kjo qasje e re e punëve në Bashkinë Lezhë, po gjen vlerësim e mbështetje nga i gjithë komuniteti qytetar.
Rrok Lelçaj 13.11.2019