Në kuadër të Vitit Mbarëkombëtar të Gjergj Kastriotit-Skenderbeu, Bashkia e Lezhës mirëpriti këtë të shtunë drejtues të Kishës Katolike të Shqipërisë, Kosovës, Malit të Zi dhe Maqedonisë shoqëruar nga vëllezër të besimit musliman në shtetet ku jetojnë shqiptarët. Vizita në Memorial u shoqërua me mesazhe paqeje mes shqiptarëvë dhe unitet në shërbim të së mirës së përbashkët të mbarë kombit.
Historia e lavdishme e Heroit tonë Kombëtar, vijon të ruhet me kaq shumë dashuri edhe nga arbëreshet. Gjatë vizitës që po zhvillojnë në Shqipëri,ndalesë e tyre ishte sot dhe qyteti jonë i Besëlidhjes.
Rr.L