Në prag të zezonit turistik të verës dhe javës kombëtare të mjedisit, ka nisur në Lezhë aksioni për pastrimin e bregdetit dhe gjithë territorit. Drejtues të institucioneve e punonjës të administratës publike, mësues e nxënës shkollash, janë bërë pjesë e këtij aksioni, duke ndërhyrë në rrugët, sheshet e shetitoret e qytetit, por dhe në zona të tjera problematke të njësive administrative. Bashkia dhe Prefektura, me administratat e tyre, po i paraprijnë këtij aksioni, me impakte pozitive në mjedis dhe turizem. Fillimisht është ndërhyrë në pastrimin e zonë së liqenit të Kënalles dhe rrugës për në Kune, për të vijuar me pastrimin e dy anëve të aksit rrugor Lezhë kthesa e Balldrenit. Për zëvëndëskryetaren e bashkisë Lezhë Alfrida Marku mbajtja pastër e mjedisit është detyrë dhe përgjegjësi e çdo qytetari, ku veprimtaritë ndergjegjësuese dhe sensibilizuese po shoqërohen me asksione konkrete. Deri në përmbylljen e tij, ky aksion do kaloi në disa faza. Drejtori i Programim-Zhvillimit Petrit Marku, bën të ditur, se në bashkëpunim me institucionin e Prefektit, dldp-në, shkollat dhe gjithë administratën publike është hartuar një plan veprimi për të ndërhyrë edhe në pastrimin e bregdetit dhe në çdo cep të territorit te bashkisë Lezhë. Ky aksion do të vijoi edhe gjatë muajit Maj. Aksioni është shtrirë edhe përgjatë vijës bregdetare të Shjëngjinit. Administratori i kësaj njësie Tonin Uldedaj bën me dije se këtij aksioni i janë bashkuar dhe forca të ushtrisë dhe shumë shpejt plazhet e bregdetit të Shëngjinit janë gati për të pritur pushuesit. Punohet me objektiva të qarta”Për një Lezhë sa më të pastër” dhe garantimin e mbarëvajtjes së këtij sezoni turistik që po afron.
Rr.Lelçaj Lezhë, 17.04.2018