Është përkujtuar 74 vjetori i Çlirimit të Lezhës. Në ceremoninë e organizuar me këtë rast ishin të pranishëm drejtues të pushtetit lokal, veteranë, pjesetarë e të afërm të familjeve të të rënëve për liri dhe qytetarë te Lezhës, të cilët vendosën kurora me lule dhe bëne homazhe tek varrezat e dëshmorëve. Kreu i Komitetit të Veteranëve të Lezhës Deli Bisha, duke evokuar heroizmin e të rënëve për liri e ka vlerësuar Ditën e Çlirimit të Lezhës si një ngjarje me rëndësi historike. Zevëndëskryetarja e Bashkisë Lezhë znj.Alfrida Marku duke kujtuar dhe nderuar dëshmorët e Lezhës që dhanë jetën për liri, vlerësoi dhe ato personalitete e figura të ndritura të kombit tonë, me të cilët ne lezhjanët krenohemi, si; At Gjergj Fishta e At Zef Pllumi, që mbeten simbol i atdhetarizmit, besimit në Zot, demokracisë dhe fjalës së lirë. Ndërsa Prefekti i Lezhës Gjergj Prendi, në fjalën e tij përshëndetëse theksoi se: “Në këtë ditë të gjithë ne nderojmë heroizmin e atyre që rroken armët kundër okupatorit fashist për një shqipëri të lirë dhe demokratike”. Antifashizmi shqiptar, u shpreh ne fjalën e tij nënkryetari i Komitetit të veteranëve të Lezhës Nikoll Gjoni, do të mbetet një faqe e ndritur e historisë së poullit tonë dhe ne u jemi mirënjohës partizanëve për luftën e drejtë që bënë për çlirimin e Lezhës dhe gjithë vendit. Përshëndetën në këtë ceremoni përkujtimore të përvjetorit të 74-të të çlirimit të Lezhës veteran të luftës, pjesëtarë e të afërm të familjeve të dëshmorëve. Më pas, gjithë të pranishmit duke parakaluar para varrezave nderuan dëshmorët e Lezhës të cilët dhanë jetën për lirinë dhe pavarfësinë e vendit. Bashkia e Lezhës në nderim dhe përkujtim të kësaj ditë kishte organizuar dhe akivitete të tjera kulturore-artistike.
Lezhë, 20.11.2018 Pergatiti Rrok Lelçaj