Kryetari i Bashkisë Lezhë z.Fran Frrokaj mori pjesë në Kongresin Botëror të Wirles mbajtur në Londër.
Në takimin ku morën pjesë kryetarë të bashkive të disa shteteve, konferenca u fokusua mbi përdorimin e sistemeve digjitale për të rritur efikasitetin e shërbimeve.
Krahas Frrokajt, në këtë konferencë ishin të ftuar nga Shqipëria edhe z.Agron Haxhimali, Drejtor i Shoqatës së Bashkive të Shqipërisë, z.Zef Hila, Kryetar i Bashkisë Vau i Dejës dhe z.Petrit Sina, Kryetar i Bashkisë Berat.
Bashkia Lezhë është renditur ndër të parat në të gjithë vendin për transparencën me publikun, ku një ndikim ka dhënë padyshim edhe komunikimi shkresor digjital.
Qendra për Çështjet e Informimit Publik në matjet e përvitshme ka vlerësuar me 9.6 pikë nga 10 të mundshme Bashkinë Lezhë, për transparencën me publikun.
Rr.Lelçaj


