Standartizimi i arkivave, sistemimi i çdo dokumenti zyrtar konform rregullave, ka qenë një sfidë për Bashkinë Lezhë pas reformës territoriale. Kjo për shkak të shumë problematikave të akumuluara në ish komunat apo bashki.
Gradualisht po ecet me hapa pozitiv, dhe kjo si rezultat i krijimit të infrastrukturës së nevojshme, stafit të përkushtuar e profesional.
Sa më shumë avancojmë aq më tepër i afrohemi një stadi tjetër të arkivave, që është dixhitalizimi i sistemit.
Por deri atëherë, realisht duhet ende punë për t‘u bërë.
rr.l



