Shoqata e Bashkive të Shqipërisë zhvilloi mbledhjen e Komitetit Drejtues në Mallakastër, ku mori pjesë edhe kryetari i Bashkisë Lezhë, z.Fran Frrokaj. Pas diskutimeve, Shoqata e Bashkive doli në përfundimin se nëse problematikat e vëna re në Projekt Buxhetin e vitit 2019 nuk marrin një tjetër zgjidhje, zhvillimi ekonomik vendor mbetet pezull për sa kohë nuk u jepet buxhet i duhur bashkive, qofshin të majta apo të djathta. Buxheti i ulët imponon nivel të ulët të demokracisë vendore dhe një qeverisje vendore jo të shëndetshme.
Kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi, njëherazi edhe kryetare e Shoqatës së Bashkive është ndalur edhe tek zgjedhjet e qershorit të vitit të ardhshëm, duke thënë se në këto zgjedhje duhet të shprehet vullneti i popullit dhe të mos përsëriten fenomene, si dhuna, shitblerja e votës etj.
Rr.Lelçaj