Bashkia Lezhë, për të tretin vit radhazi, vjen pranë fëmijëve me Bibliotekën Lëvizëse.
Të gjithë librat e Bibliotekës do të shkojnë në duart e lexuesve të vegjël, në çdo shkollë, në të gjitha njësitë administrative.
Sot e nisëm ditën bukur me nxënësit e shkollës 9-vjeçare “Marash Gjoni” në Rrilë, për të vijuar të mërkurën e javës që vjen, në një tjetër shkollë.
Ky është i vetmi shërbim i këtij lloji në Shqipëri













