Në këto 3 vite Bashkia Lezhë ia ka dalë me sukses që të ndryshojë kushtet e ngrohjes në kopshte, çerdhe e shkolla.
Agjensia e Administrimit të Pyjeve pranë Bashkisë Lezhë, po vijon me pastrimin dhe trajtimin sanitar të pyjeve në territorin e Bashkisë, për të garantuar përmirësimin e tyre si dhe ngrohjen për nxënësit në shkollat në të gjitha Njësitë Administrative.
Vënia në funksion e kaldajave, pajisjeve me soba, furnizimi me lëndë drusore kanë sjellë përmirësim të dukshëm të situatës së akumuluar ndër vite.
Nga dita e hënë fillon shpërndarja e lëndës drusore në çerdhet, kopshtet dhe shkollat në të gjitha Njësitë Administrative.
Rr.Lelçaj