Në sheshin para Obeliskut të Besëlidhjes së Lezhës, janë bërë bashkë bulevardi që mban emrin e poetit tonë kombëtar “Gjergj Fishta” dhe kryevepra e Tij “Lahuta e Malcisë”, një vëllim poetik ky prej 17 mijë vargjesh, i cilësuar nga studiues me famë botërore si Ilijada Shqiptare, apo Bibla e Levruesve të Shqipes. Në përmbushjen e pritshmërive ndaj këtij kolosi të letrave shqipe, edhe për faktin se Lezha e lindi Fishtën, kryebashkiaku Pjerin Ndreu, realizon këtë projekt të munguar ku qytetarët e kanë mirëpritur.
Kthehemi një çast në retrospektivë. Shikoni si ishte ky rrethrrotullim vetëm pak kohë më parë. Një gomë makine i ngrirë së brendshmi në beton, një stilistikë e përçudnuar kjo, që njoftonte një rrethrrotullim të detyruar, duke krijuar një dizonancë dhe kontrast të keq me sheshin e qytetit dhe me historinë e lavdishme të Obeliskut të Kuvendit të Lezhës. Sot gjithçka është ndryshe. Janë realizuar shumë elementë urbanistikë dhe është vlerësuar emri, krijmtaria letrare dhe kryevepra e Fishtës “Lahuta e Malcisë”, ku shumë Lezhjanë e Shqiptarë, brenda dhe jashtë vendit, e dinë dhe sot atë përmendësh.
Për atdhedashurinë e tij dhe krijimtarinë e pasur letrare, Lasgush Poradeci e cilëson Fishtën si militant i letërsisë shqipe, shkëmb i tokës, shkëmb i shpirtit shqiptar, ndera e gjallë e Kombit të vet. Ndërsa Eqerem Çabej, e vlerësonte si poet kombëtar të shqiptarëve dhe Maksimilian Lamberc si Homeri Shqiptar. Lezha e mbarë kombi shqiptar ndjehen të detyruar në vlerësime dhe krenarë që Fishtën e kanë të tyre.
Përgatiti: Rrok Lelçaj, Lezhë, 06.02.2020
Related items
LEZHA DHE LIMONE SUL GARDA, URË BASHKËPUNIMI NË FUSHËN E TURIZMIT!
LEZHA DHE LIMONE SUL GARDA, URË BASHKËPUNIMI NË FUSHËN E TURIZMIT!
Bashkia Lezhë mirëpriti sot një delegacion të Komunës së Limone sul Garda, Itali, në kuadër të një takimi të fokusuar në forcimin e marrëdhënieve ndërinstitucionale dhe evidentimin e mundësive për bashkëpunim në fushën e turizmit.Gjatë takimit u diskutuan mundësitë e shkëmbimit të përvojave dhe praktikave më të mira në zhvillimin dhe promovimin e turizmit, me vëmendje të veçantë ndaj potencialeve turistike të Lezhës dhe mënyrave për shfrytëzimin e tyre në funksion të zhvillimit të qëndrueshëm të këtij sektori.
Komuna e Limone sul Garda përfaqëson një model të suksesshëm të zhvillimit turistik, ku bukuritë natyrore, trashëgimia kulturore, tradita dhe promovimi ndërkombëtar kanë kontribuar në krijimin e një destinacioni me rëndësi të veçantë turistike.Nga ana tjetër, Lezha disponon një potencial të konsiderueshëm natyror, historik dhe kulturor, i cili përbën një bazë të rëndësishme për zgjerimin e ofertës turistike dhe rritjen e atraktivitetit të saj për vizitorët vendas dhe të huaj.
Takimi u vlerësua si një mundësi për krijimin e urave të reja të bashkëpunimit, shkëmbimin e eksperiencave dhe identifikimin e nismave të përbashkëta që mund të kontribuojnë në promovimin dhe zhvillimin e mëtejshëm të turizmit në Lezhë.




