Është prezantuar në bashkinë e Lezhës projekti “Forcimi i kapaciteteve të shoqërisë civile për zbatimin e të drejtave të personave me aftësi ndryshe në Shqipëri”. Ky projekt do të financohet nga Bashkimi Europian dhe do të zbatohet në disa bashki, përfshirë dhe Bashkinë Lezhë, nga organizata Ëorld Vision në partneritet me organizatën Mbrojtja e të Drejtave të Përsonave me Aftësi të Kufizuara (MEDPAK) dhe Fondacionin Shqiptar për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuar (ADRF).
Gjatë takimit, zv.kryetarja e bashkisë Lezhë Alfrida Marku, vlerësoi rëndësinë e këtij projekti si dhe kërkoi vemendjen e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale mbi detyrimin për të bërë transparente kriteret e pikëzimit në skemën e re të ndihmës ekonomike si dhe detyrimin për të trajtuar në mënyrë të barabartë përpara ligjit të gjithë qytetarët. Ndër 1004 familjet e përjashtuara nga skema e ndihmës ekonomike, vijoi Marku, në Bashkinë Lezhë, rreth 100 familje kanë në përbërjen e tyre persona me aftësi ndryshe si dhe jetojnë në një realitet tejet të vështirë ekonomik dhe social. Ndërkohë në sheshin para bashkisë Lezhë ishin ekspozuar 18 foto, të gjitha bardh e zi, që flasin për 12 jetë, si një udhëtim drejt dhimbjes. Këta 12 fëmijë me aftësi të kufizuara janë dëshmitarë të përballjes së indiferencës me solidaritetin, të dashurisë me shimbjen, të luftës mes të mundurës dhe të pamundurës. Secili prej këtyre fëmijëve që jeton në zonat e thella të vendit aty ku ka zënë vend harresa, varfëria, mungesa e rrugëve dhe sherbimeve, përballet çdo ditë me pamundësinë për të jetuar fëmijërinë. Në foto duket qartë se e gjithë familje vuan bshkë me ta, në heshtje, në vetmi. Ata presin me shpresën se e nesërmja do të jetë më e mirë!
Përgatiti Rrok Lelçaj Lezhë, 26.03.2018