Lirimi i hapësirave publike nga ndërtimet e paligjshme, mbetet prioritet i punës së Bashkisë Lezhë. Zyra urbanistike dhe policia bashkiake po ndërhyjnë duke prishur e levizur çdo objekt të ngritur pa leje,në rrugë, trotuare, oborre e lulishte që cenojnë hapësirat publike të qytetarëve. Kjoska, tenda, zgjerime me mure e gardhe të ndryshme po hiqen pa përjashtim, duke i rikthyer qytetarëve hapësirat e zëna. Bashkia Lezhe, si institucion shërbimi ndaj qytetarëve, bazuar në të drejtën që i jep ligji, po vijon këtë proçes deri në çmontimin e çdo objekti pa leje që uzurpon hapësirën publike dhe pengon lëvizjen e kalimtarëve.
Rrok Lelçaj, Lezhë, 25.09.2019