Programi i Transparencës
- Programi i Transparencës - Bashkia Lezhë
- Mbi organizimin dhe funksionimin e Bashkisë Lezhë
- Legjislacioni dhe Aktet e Brendshme Rregullatore
- E drejta për t'u informuar dhe për t'u ankuar
- Mekanizmat kontrollues dhe monitorues që veprojnë mbi Bashkinë Lezhë
- Transparenca dhe Llogaridhënia ekonomiko-financiare
- Mbi shërbimet që ofron Bashkia Lezhë
- Informacione/dokumente që kërkohen më shpesh
- Informacion për procedurat e prokurimit
- Regjistri i Kërkesave dhe Përgjigjeve
- Kendi i BE-se
- Konsultime Publike
- Raporti Vjetor i Transparencës
- Pasaporta e Bashkisë Lezhë
- Buxheti dhe Kontrata Publike
- Pjesëmarrja Qytetare në Vendimmarrje
- Koordinatore për të Drejtën e Informimit në Bashkinë Lezhë
- Gjystina Nik-ulaj
Orari i punës: Hënë - Enjte: 08:00-16:30 E Premte: 08:00-14:00 Email: info@lezha.gov.al; gjystina.nikulaj@lezha.gov.al Koordinatori për të drejtën e informimit ushtron kompetencat e mëposhtme:
- i mundëson çdo kërkuesi të drejtën për t’u njohur me informacionin publik, sipas këtij ligji, duke u konsultuar me dokumentin origjinal ose duke marrë një kopje të tij;
- krijon, mban, publikon dhe përditëson regjistrin e kërkesave dhe përgjigjeve brenda afatit të parashikuar në pikën 1, të nenit 8, të këtij ligji;
- bashkërendon punën për plotësimin e kërkesave për informacione brenda afateve dhe sipas mënyrës së parashikuar në këtë ligj;
- regjistron kërkesat për informacion dhe cakton një numër rendor për secilën prej tyre;
- dërgon kërkesën për informim te një Autoritet tjetër Publik, brenda afateve të parashikuara në këtë ligj, kur rezulton se Autoriteti Publik ku është depozituar kërkesa nuk e zotëron informacionin e kërkuar;
- verifikon rastet për dhënien falas të informacionit qytetarëve, sipas parashikimit të pikës 5, të nenit 13 të këtij ligji;
- kryen njoftimet paraprake, sipas neneve 14 dhe 15, të këtij ligji, si dhe komunikon me kërkuesin, sipas nevojës për trajtimin e kërkesës për informacion publik.
Koordinatori për të drejtën e informimit ka përgjegjësi administrative, sipas parashikimeve të këtij ligji, për kundërvajtjet administrative të parashikuara në shkronjat “a”, “d”, “dh”, “e”, “ë”, “f”, “g”, “h”, “i”, “j” dhe “k”, të pikës 2, të nenit 18, të këtij ligji dhe konkretisht:
- refuzimi i dhënies së informacionit, në kundërshtim me parashikimet e këtij ligji, dënohet me 150 000 deri në 300 000 lekë;
- moskrijimi, mosmbajtja, mospublikimi apo mospërditësimi i Regjistrit të Kërkesave dhe Përgjigjeve, brenda afatit të parashikuar në pikën 1, të nenit 8, të këtij ligji, dënohet me 50 000 deri në 100 000 lekë;
- mosplotësimi i kërkesave për informacione, të regjistruara në Regjistrin e Kërkesave dhe Përgjigjeve, brenda afatit dhe sipas mënyrës së parashikuar në nenin 9, të këtij ligji, dënohet me 150 000 deri në 300 000 lekë;
- mosregjistrimi i kërkesës për informim, moscaktimi i një numri rendor për të dhe mosdhënia e të dhënave të kontaktit të koordinatorit për të drejtën e informimit, sipas parashikimeve të pikës 2, të nenit 11, të këtij ligji,dënohet me 150 000 deri në 300 000 lekë;
- mosdërgimi i kërkesës për informim te një autoritet tjetër publik, brenda afatit të parashikuar në pikën 2, të nenit 12, të këtij ligji, dënohet me 150 000 deri në 300 000 lekë;
- dërgimi i kërkesës për informim tek një autoritet tjetër publik kur autoriteti që ka marrë kërkesën e ka informacionin e kërkuar, në kundërshtim me kërkesën e pikës 2, të nenit 12, të këtij ligji, dënohet me 150 000 deri në 300 000 lekë;
- mosnjoftimi i kërkuesit se kërkesa e tij i është dërguar një autoriteti tjetër dhe kontaktet e nevojshme i janë dërguar autoritetit tjetër, në kundërshtim me parashikimet e pikës 3, të nenit 12, të këtij ligji, dënohet me 50 000 deri në 100 000 lekë;
- mosrespektimi i kërkesave të pikës 4, të nenit 13, të këtij ligji, për dhënien falas të informacionit, dënohet me 50 000 deri në 100 000 lekë;
- refuzimi i paarsyetuar i preferencës së kërkuesit për mënyrën e dhënies së informacionit, në kundërshtim me parashikimet e pikës 4, të nenit 14, të këtij ligji, dënohet me 25 000 deri në 50 000 lekë;
- mosnjoftimi i kërkuesit për vendimin për zgjatjen e afatit për plotësimin e kërkesës për informim, sipas parashikimeve të pikës 3, të nenit 15, të këtij ligji, dënohet me 150 000 deri në 300 000 lekë;
- moskryerja e njoftimeve paraprake, sipas parashikimeve të nenit 16, të këtij ligji, dënohet me 5 000 deri në 50 000 lekë.
- Legjislacion Ndërkombëtar
- Legjislacion Kombëtar
- Ligji Nr. 119/2014 "Për të Drejtën e Informimit"
- Ligji Nr. 9887 Datë 10.03.2008 "Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale"
- Ligji Nr. 146/2014 "Për Njoftimin dhe Konsultimin Publik"
- Kodi i Sjelljes
- Rregullore e Bashkisë Lezhë
- Kalendari i Programit Buxhetor Afatmesëm dhe të Buxhetit Vjetor
- Paketa Fiskale (taksa dhe tarifa)
- Plani Strategjik i Zhvillimit të Bashkisë Lezhë
- Programi Buxhetor Afatmesëm Vendor
- Buxheti
- Monitorimi dhe Mbikqyrja e Buxhetit
- Vështirësitë Financiare
- Shitja ose dhënia me qera e pronave dhe aseteve
- Donacione
Njoftime të ndryshme
Njoftime për procedurat e rekrutimit/pranimit në shërbim civil
Projekte
Statistika
Bashkëpunime
- Konsultimet Publike për Paketën Fiskale dhe PBA-në, Viti 2021
- Njoftime për Konsultime Publike
- Zona Gjeografike: Lezha kufizohet në veri me Bashkitë e Vaut të Dejës dhe Pukës, në perëndim me Detin Adriatik, në lindje me Bashkinë e Mirditës dhe në jug me Bashkinë Kurbin. Qendra e kësaj bashkie është qyteti i Lezhës.
- Popullsia: Sipas Censusit të vitit 2011, Lezha ka 65,633 banorë. Ndërkohë që sipas Regjistrit Civil, kjo bashki numëron 106,245 banorë. Me një sipërfaqe prej 509.1 km2, bashkia e re e Lezhës ka një densitet prej 208.69 banorë/km2 sipas të dhënave të Regjistrit Civil dhe 128.91 banorë/km2 sipas Censusit 2011.
- Të dhëna të tjera: Bashkia e Lezhës shtrihet në pjesën dërrmuese të vet në një zonë të ulët dhe bregdetare, me lartësi 5 metra mbi nivelin e detit. Trashëgimia e pasur historike dhe kulturore e bën këtë bashki një destinacion tërheqës për turizmin kulturor. E shtrirë në të dy anët e lumit Drin, e rrethuar nga lagunat Kunë e Vain si dhe nga plazhi i bukur i Shëngjinit, Lezha ofron bukuri natyrore të larmishme dhe mundësi të shumta për zhvillimin e turizmit jo vetëm brenda territorit të saj, por edhe në një distancë të afërt.Aktualisht, ekonomia në qytet është e diversifikuar, por mbështetet në tregti dhe shërbime, sektorë që punësojnë numrin më të madh të banorëve të Lezhës. Ndërtimi i Parkut të Biznesit në pjesën veriore të qytetit pritet të nxisë përqendrimin e bizneseve vendore dhe rajonale në këtë qytet.
- Pozicioni i favorshëm gjeografik mundëson akses në të mirat bujqësore, të agrikulturës, blegtorisë dhe peshkimit, të cilat ndikojnë gjithashtu në potencialin ekonomik dhe rritjen e punësimit në Bashki. Bashkia e re do të ketë në territorin e saj qytetin e Shëngjinit dhe një vijë të gjatë bregdetare, e cila fillon nga rezervatet natyrore të mbrojtura të Bregut të Matit dhe të Kune-Vain-Tales deri te plazhet shkëmbore në veri të qytetit të Shëngjinit.
- Buxhetet 2016-2022
- Te ardhura
- Shpenzime
- Kontrata Publike
- Performanca e Buxhetit